Operation Christmas Child

Operation Christmas Child është një projekt nga organizata ndërkombëtare Samaritan’s Purse.
Në Shqipëri, projekti ka mbi 20 vite që zbatohet.

Fuqia e një dhurate të thjeshtë

Samaritan’s Purse

220 milionë Dhurata

 Deri në 2024 , Samaritan’s Purse ka shpërndarë 220,000,000 dhurata për fëmijët kudo nëpër botë.

1,045,500 Dhurata

Në Shqipëri nga viti 1997 deri në 2024 janë shpërndarë 1,045,500 dhurata për fëmijët

30.000 Fëmijë

Për vitin 2024, në Shqipëri do të shpërndahen 30,000 dhurata

100 Partnerë

Çdo vit janë përfshirë rreth 100 partnerë ungjillorë (Kisha dhe Organizata të Krishtera Ungjillore)

Misioni i OCC-së

 Misioni i OCC është të paraqesë Dashurinë e Perëndisë në mënyrë të prekshme

për fëmijët në nevojë nëpër botë

dhe së bashku me kishën lokale të ndajë lajmin e mirë të Jezus Krishtit.

Dhuratat

Dhuratat janë një mundësi për të festuar Krishtlindjen dhe Festat e fundvitit për fëmijët më në nevojë, pa dallim nga besimi, minoriteti, statusi ekonomik apo social.

Aktivitetet e Krishtlindjes

Shpërndarja e dhuratave bëhet nëpërmjet partnerëve ungjillorë gjatë aktiviteteve festive të Krishtlindjes. Çdo pjesëmarrje e fëmijëve në aktivitetet e organizuara bëhet vetëm mbasi është marrë miratimi nga prindi dhe duke respektuar dëshirën e fëmijës.

Programe

Çdo fëmijë ka mundësi të përfshihet në programin Udhëtimi më Fantastik dhe në përfundim të marrë një certifikatë.

Parimet e projektit OCC

  1. Çdo kuti është një mundësi për të ndarë Ungjillin, duke shpjeguar kuptimin e Krishtlindjes
  2. Një fëmijë, një dhuratë, një herë në jetë
  3. Çdo kuti e dhuratave shoqërohet me librin `Dhurata më e Madhe’
  4. Aktoret e përfshirë sigurojnë një shpërndarje falas.

Etapa të Projektit

Plani i shpërndarjes përmban sasinë, vendin, datën dhe përshkrim të aktivitetit të organizuar me fëmijët. Plani është pjesë e formularit të aplikimit dhe miratohet nga Skuadra Rajonale te projektit OCC-së.

Pjesëmarrja në trajnime është e detyrueshme për të proceduar me një aplikim në projekt.

Trajnimi për Partnerët / Trajnimi mbi Programin e Fëmijëve “UMF”

– Njohje me projektin dhe Informacionin për aplikim

Dhuratat jane një pikënisje për të organizuar aktivitete më të gjëra me fëmijët, por projekti nuk përfundon me shpërndarjen e tyre.

Aplikimi

Grupi Rajonal do të shqyrtojë kërkesat/aplikimet e kryera nëpërmjet linkut si më poshtë.

Pas procesit të aplikimit, dhe pas realizimit të shpërndarjes së dhuratave, raportimi është pjesë e detyrimit tuaj.

Anëtarëve të komunitetit ungjillor do ti komunikohet kodi i hyrjes për format e aplikimit dhe raportimit, nëpërmjet email.

Skuadrat e OCC në Shqipëri

Skuadrat janë me bazë vullnetare dhe kujdesen për koordinimin e shpërndarjes së dhuratave në rajonet përkatëse:

1.Skuadra Kombëtare

Siguron logjistikën e projektit dhe monitorimin e shpërndarjes.

2.Skuadrat Rajonale

Elbasani ( Librazhd, Gramsh, Elbasan, Peqin)

Korça ( Korçë, Pogradec, Ersekë)

Lushnja ( Lushnjë, Vlorë, Fier, Berat)

Shkodra ( Shkodër, Lezhë, Kurbin, Kukës, Pukë, Tropojë, Peshkopi)

Tirana  ( Tiranë, Durrës, Vorë)

Këto skuadra sigurojnë zbatim  të projektit në zonat përkatëse.

Video

Partnerë

Më poshtë gjeni format e Aplikimit dhe Raportimit. Plotësimi i secilës prej formave duhet të bëhet sipas afateve të përshkruara më poshtë dhe formatit përkatës.

Për të bërë aplikimin dhe raportimet, anëtarëve të komunitetit ungjillor do t’ju komunikohet kodi nëpërmjet email-it.

Keni nevojë për informacion?
Na kontaktoni: info@occalbania.com

Këtu mund të gjeni format e aplikimit